Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin e marrëveshjes Rama-Meloni

0

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim çështjen.

Ndërkohë se mësohet se ratifikimi i saj në Kuvend është pezulluar. Seanca për këtë cështje në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet më 18 janar.

Cështja u dërgua në Kushtetuese nga një grup deputetësh të opozitës. Me shpejtësi mazhoranca ndërkohë kishte vendosur ta ratifikonte në Parlament gjatë seancës së kësaj të enjte.

Protokolli Rama-Meloni parashikon strehimin e përkohshëm në Shqipëri të rreth 36 mijë emigrantëve nga vendet afrikane që zbarkojnë në brigjet italiane.

Kampet e refugjatëve do të ngrihen në Shëngjin. Pala italiane ndërkohë e ka ratifikuar në Parlament këtë marrëveshje.

Artikulli i mëparshëmFestë gjidande për 20-vjetor, ‘TKZ’: Të gjithë në ‘Sheshin Skënderbej’!
Artikulli i radhësSfidat dhe çështjet teknike në testimin e alkoolit për shkeljet rrugore: Një analizë gjithëpërfshirëse