Ri-shfaqet Basha: Demokratët kanë probleme me imazhin

0

Përvjetori i 33-të i Gazetës Rilindja u përkujtua me festë nga Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha.

Në fjalën e tij në aktivitetin ku mblodhi demokratët, Basha tha se zotimi i parë i Partisë Demokratikë është çlirimi i medias, teksa shtoi se ‘demokratët kanë probleme jo të vogla me imazhin’.

“I urojmë medias një vit të mbarë dhe një vit kthese për lirinë e shtypit. Ne demokratët kemi probleme jo të vogla me imazhin dhe perceptimin e imazhit. Pjesë e kësaj është edhe gazeta Rilindja Demokratike. Duhet të reflektojmë dhe kemi një vullnet dhe besim të rigjetur për të reflektuar siç jemi zotuar 33 vite më parë, për të ndërtuar ura komunikimi me shoqërinë, grupet e interesit dhe individët që përbëjnë shoqërinë shqiptare. Zotimi i im i parë sot është se PD duke nisur me shpalosjen e programit të saj në vijim zotohet se do çlirojë median shqiptare nga robëria dhe lidhjet me pushtetin që ka zhbërë misionin kryesor të medias”, u shpreh Basha.

Artikulli i mëparshëmBerisha nga ballkoni: Liria e fjalës po vdes nën regjimin e Ramës
Artikulli i radhësDallgë 4.5 metra/ Ndalohet lundrimi në Vlorë