GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për biznesmenin Pëllumb Gjoka

0

GJKKO ka refuzuar ankimimin e biznesmenit, Pëllumb Gjoka pqr zbutje të masës së sigurisë duke lënë kështu në fuqi masën “arrest në burg”.

I njohur edhe si investitor strategjik, Gjoka u arrestua në kuadër të operacionit “Metamorfoza” pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë.

Apeli i Posaçëm me një vendim të datës 31 gusht, la në qeli personat e arrestuar në kuadër të këtij operacioni. Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka, sipas vendimit të Apelit të GjKKO, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Artikulli i mëparshëm“Bild” zbulon dokumentin sekret/ Rusia mund të nisë një luftë të madhe me NATO-n në shkurt
Artikulli i radhësShëndetësi falas?! Shqiptarët rekord europian për shpenzimet te mjeku