Shëndetësi falas?! Shqiptarët rekord europian për shpenzimet te mjeku

0

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara së fundmi, në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Prej kësaj shume 59.7% (ose ndryshe 277 Dollarë) janë përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7 për qind nga shpenzimet e qeverisë.

Në krahasim me gjithë vendet e tjera të Europës (pa përfshirë ish shtetet e bashkimit Sovjetik), Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi.

E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë Hercegovinë (30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.

OBSH përllogarit se ndërmjet 2015 -2021 shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë u rritën me 82 për qind. Përgjatë kësaj periudhe pandemia Covid-19 duket se ka dhënë një ndikim jo të zakontë.

Në vitin 2013 kur erdhën në pushtet, socialistët premtuan “shëndetësi falas”, por pas ardhjes në pushtet politika e tyre u fokusua në dhënien e koncensioneve dhe PPP, që rezultuan në afera të zhurmshme korrupsioni.

Artikulli i mëparshëmGJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për biznesmenin Pëllumb Gjoka
Artikulli i radhësFMN: AI ‘do të godasë’ 40 përqind të vendeve të punës dhe do të shtojë pabarazitë