
Kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur në SPAK paraditen e sotme ku është pyetur për rreth 3 orë.
Në deklaratën pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ai ka deklaruar se ka qenë në SPAK për të dhënë shpjegime.
Kujtojmë se Jorgo Goro është kryetar në detyrë i kësaj bashkie, pasi Fredi Beleri ndodhet në burg i arrestuar nën akuzën për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit