A është Ëngjëll Agaçi, hija e pushtetit? Rama i hakërrehet gazetarit të RAI3!

0

Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës për median italiane Rai3 është pyetur ndër të tjera edhe për sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi.

Rama i është hakërryer gazetarit të Rai3, teksa tha se nuk duhet të flasim për njerëz të cilët nuk janë të pranishëm dhe sipas tij nuk kanë poste e tituj pasi biseda shkon në një nivel të ulët.

Më tej, Rama ka sulmuar edhe mediat në vendin tonë duke thënë se mes “Report” dhe homologes së tij në Shqipëri zgjedh Report-in. Sipas kryeministrit, mediat shqiptare nuk kanë argumente dhe janë më të neveritura se ato italiane.

Pjesë nga intervista

Rai3: Sigurisht, një detaj specifik për figurën e Agaçit mund të jetë paksa ai që ka raporte.

Rama: Më fal, po si mundemi të bëjmë ne një intervistë, me ju që përfaqësoni një program të famshëm në Itali, që ka bërë edhe hetime, të cilat kanë bërë zbulime befasuese, pra shërbimi publik, dhe me mua që jam Kryeministri i Shqipërisë, e këtu e sjellim bisedën në një nivel kaq të ulët dhe flasim për njerëzit. Domethënë, marrim emra njerëzish, të cilët as nuk janë të pranishëm, nuk kanë poste e tituj, njerëz që kanë jetët e tyre, nuk është e mundur.

Rai3: Unë ju bëj një pyetje, përgjigjja juaj mund të jetë bindëse.

Rama: Përgjigjja ime është kjo: “Nuk është në shërbim të publikut të marrësh emrat e njerëzve, që kanë jetët e tyre, që janë në punën e tyre, të cilët nuk kanë lidhje kurrkund me punën tuaj, me punën time, që është një punë me peshë, ku flitet vërtet për gjera me peshë, e bëhen pastaj objekt.

Rai3: Po edhe media shqiptare flasin për Agaçin si njeriu hije i pushtetit tuaj. Është kështu apo jo?

Rama: Jo. Mediat shqiptare nuk bëjnë dallim. Unë midis “Report” dhe homologes së tij në Shqipëri zgjedh Report-in. Domethënë, për mua neveria e Report-it është mjaltë krahasuar me neverinë e homologes suaj këtu në Shqipëri. Mediat shqiptare nuk janë një argument për këtë. Unë, kur flas me ju, duke qenë se më përmendët arkitektët, flas me dikë që përfaqëson kategorinë që, le të themi, është krijuar nga Montanelli, jo kategorinë e krijuar nga Enver Hoxha.

Artikulli i mëparshëmRai 3 “gozhdon” Ramën/ Kryeministri justifikohet për takimin me të besuarit e Sinaloas në Shqipëri!
Artikulli i radhësBDI: Qeverisja e VMRO-VLEN minon Marrëveshjen e Ohrit