Akuzat e Arben Ahmetajt ndaj Ramës në RAI3: Ai që akuzon ka dhe barrën e provës!

0

Kryeministri Edi Rama në intervistën me gazetarin e “Rai3”, Giorgio Mottola ka folur dhe për akuzat e ngritura nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

I pyetur nga gazetari italian për akuzat Ahmetajt për kanabizimin e vendit dhe lidhjet e qeverisë me eksponentë të krimit, Rama u mundua të anashkalojë situatën duke u përgjigjur se personi në fjalë ka probleme me drejtësinë.

Pjesë nga intervista

Rai3: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin  dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Rai3: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Rama: I njëjti burim.

Rai3: Po.

Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Rai3: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

Artikulli i mëparshëmRama i trembet reportazhit të RAI 3/ Nxjerr para kohe intervistën: Neveri që…
Artikulli i radhësRai 3 “gozhdon” Ramën/ Kryeministri justifikohet për takimin me të besuarit e Sinaloas në Shqipëri!