Ilir Proda propozohet si Drejtor i ri i Policisë së Shtetit: Vendimi kalon në duart e Ramës

0

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka dërguar zyrtarisht kandidaturën e Ilir Prodës për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Propozimi vjen pas një procesi të gjatë përzgjedhjeje dhe vlerësimi të 11 kandidatëve, ku Proda doli si një ndër emrat më të vlerësuar nga Komisioni i Posaçëm i ngritur për këtë qëllim.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, ky proces është zhvilluar në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe udhëzimit të Ministrit të Brendshëm për rregullat dhe procedurat e përzgjedhjes. Seancat dëgjimore të kandidatëve u ndoqën nga misionet ndërkombëtare ICITAP dhe EU4LEA, që vepruan si vëzhgues.

Nga pesë kandidatët e mbetur në fazën përfundimtare, përveç Prodës, ishin edhe Altin Mena, Ardian Çipa, Neritan Nallbati dhe Skënder Hita. Megjithatë, Ministri Hoxha ka vendosur t’i propozojë Qeverisë emrin e Ilir Prodës, dhe pritet që vendimi përfundimtar të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.

Artikulli i mëparshëmZbulimi i djathit 3,600-vjeçar në shkretëtirën Taklamakan: Një mister i epokës së bronzit në Kinën veriperëndimore
Artikulli i radhësSpeculation swirls around allegations against Albania’s new police chief amid lack of transparency