Shqipëria dhe Hungaria nënshkruajnë marrëveshje për bujqësinë dhe administratën publike: Investimet hungareze arrijnë 350 milionë euro

0

Dy marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe administratën publike janë firmosur këtë të premte nga qeveria shqiptare dhe ajo hungareze.

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me homologun hungarez, Viktor Orban, tha se këto marrëveshje do të ndihmojnë Shqipërinë në procesin e integrimit.

Ai deklaroi se gjithashtu me Orban-in foli edhe për investimet në vendin tonë.

“Dy marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe administratës politike, e cila është shumë e rëndësishme për të gjitha ato vende që janë në procesin e anëtarësimit.

Folëm edhe për investimet dhe i thashë Orban-it që ndihemi të inkurajuar që shoqëritë hungareze po investojnë, shifrat janë të pazakonta krahasuar me vende si Shqipëria në madhësi, 350 mln euro, shifër domethënëse për ekonominë tonë”, theksoi kryeministri.

Artikulli i mëparshëmShqipëria gati për negociatat me BE: Kapitujt kryesorë që do të hapen në Luksemburg
Artikulli i radhësShqipëria humbet në Pragë 2-0 ndaj Çekisë, duke e komplikuar shanset për vendin e parë në Nations League