Shqipëria gati për negociatat me BE: Kapitujt kryesorë që do të hapen në Luksemburg

0

Në 15 tetor, Shqipëria do të hapë negociatat me BE për kapitujt themelorë. Takimi i dytë i Konferencës Ndërqeveritare do të mbahet në Luksemburg. Teksa na ndajnë pak ditë nga mbajtja e saj, janë publikuar dhe kapitujt, të cilët do të hapen.

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
Kriteret ekonomike
Kapitulli 5 – Prokurimi publik
Kapitulli 18 – Statistikat
Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike, të cilat janë : Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Negociatat për grupin “Bazë” hapen të parat dhe dhe mbyllen të fundit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Artikulli i mëparshëm“Shqipëria përparon drejt BE-së, por korrupsioni mbetet pengesë kyçe për anëtarësim”
Artikulli i radhësShqipëria dhe Hungaria nënshkruajnë marrëveshje për bujqësinë dhe administratën publike: Investimet hungareze arrijnë 350 milionë euro