Silvinjo deliron: Çekët luajtën sikur ishin Brazili – dy vite më parë s’dinin as kush ishte Shqipëria, tani na studiojnë me përkushtim!

0

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, pas humbjes 1-0 ndaj Çekisë, bëri një analizë të çuditshme duke e justifikuar rezultatin me faktin që kundërshtarët kishin më shumë entuziazëm dhe dëshirë për të fituar. Ai madje shkoi aq larg sa të sugjerojë se Çekia ishte përgatitur sikur po luante kundër Brazilit dhe se tani Shqipëria është një ekip që të gjithë e studiojnë me kujdes.

“Përpara dy vitesh as që dinin kush luante për Shqipërinë,” tha Silvinjo, duke nënkuptuar se çdo përmirësim i ekipit vjen nga epoka e tij si trajner. Sipas tij, vetëm fakti që kundërshtarët e studiojnë Shqipërinë tashmë është një shenjë krenarie, edhe pse rezultati përfundimtar mbeti një humbje.

Duke përmendur se Çekët pritnin prej 13 muajsh për këtë ndeshje, Silvinjo bëri ironi me entuziazmin e tyre, ndërsa përshëndeti kundërshtarin për përgatitjet e tyre serioze, sikur ishin për një finale botërori. Megjithatë, pavarësisht vlerësimeve të larta për kundërshtarin, trajneri përfundoi duke theksuar se Shqipëria ka ende shumë për të përmirësuar, sepse tani, sipas tij, skuadrat që nuk janë të kujdesshme përballë Shqipërisë, “do të vriten”.

Artikulli i mëparshëmShqipëria humbet në Pragë 2-0 ndaj Çekisë, duke e komplikuar shanset për vendin e parë në Nations League
Artikulli i radhësDosja “Abule”, nga hajdut në Belgjikë, u kthye bos në Tiranë. Raporti: Elman Abule, sjell në Shqipëri skorje alumini me radioaktivitet. Lidhjet me Eldi Dizdarin