Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 godet lindjen e Turqisë, banorët dalin të panikosur

0

Turqia lindore është tronditur sot rreth orës 10:00 nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë, në zonën e Malatya. Thellësia fokale, sipas Institutit Euro-Mesdhetar, është 9 kilometra dhe epiqendra e tërmetit ishte 43 kilometra në lindje të qytetit të Malatya.

Momentalisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar, teksa autoritetet kanë nisur edhe verifikimet në terren. Sipas mediave vendase, banorët e panikosur nga ngjarja sizmike kanë dalë të trembur nëpër rrugë. Gjithashtu sipas mediave të huaja, lëkundjet u ndjenë edhe në Siri, Armeni dhe Gjeorgji.

Artikulli i mëparshëmShqipëria nis zyrtarisht kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE
Artikulli i radhësShembje ndërtesash dhe panik masiv pas tërmetit në Turqinë Lindore, autoritetet në alarm! (VIDEO)