147 persona humbin jetën nga shpërthimi i një autoboti në Nigeri

0

Të paktën 147 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një autocisterne në Nigeri, sipas Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave në vend.

Shpërthimi ndodhi pasi shoferi i autocisternës humbi kontrollin mbi automjetin në qytetin Majiya, në veri-perëndim të Nigerisë, vonë të martën, bëri të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Jigawa, Shi’isu Adam, të mërkurën për gazetarët.

Pamjet tronditëse të regjistruara nga dëshmitarët në vendngjarje tregojnë kolona të mëdha tymi dhe flakësh që përhapen nga automjeti i përmbysur. Dëshmitarët përshkruan skenën si kaotike dhe dëshpëruese, teksa shumë prej tyre përpiqeshin të shpëtonin të plagosurit mes flakëve.

Ngjarja tragjike ka tronditur vendin dhe ka thelluar shqetësimet për sigurinë rrugore dhe menaxhimin e emergjencave në Nigeri.

Artikulli i mëparshëmPrinci William zbulon “moton e tij të rëndësishme” për rritjen e fëmijëve të tij, George, Charlotte dhe Louis
Artikulli i radhës“Më vuri armën në gjoks” – Pretendimi i deputetit të PD, Luan Baçi, për përplasjen me policinë