Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, u përjashtua nga seanca plenare nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, pas akuzave se kishte hedhur një lëndë të dyshimtë, e cila mendohet të ishte benzinë.
Gjatë seancës, deputetja Hoti hodhi një substancë të paidentifikuar në sallë, gjë që shkaktoi alarm tek të pranishmit. Spiropali reagoi menjëherë, duke e akuzuar Hotin se po rrezikonte jetën e deputetëve të tjerë.
“Ju keni rrezikuar jetën e deputetëve. Garda, merrni masa! Jeni e përjashtuar nga seanca dhe me ju do të merret Prokuroria dhe SPAK.” – deklaroi Spiropali gjatë seancës, duke urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm të deputetes nga salla.
Në mbrojtjen e saj, deputetja Hoti pretendoi se lënda që kishte hedhur ishte parfum, megjithatë Kryetarja e Kuvendit kërkoi që Garda e Republikës të verifikojë natyrën e saktë të substancës së hedhur.
Në incident u përfshi gjithashtu edhe deputeti tjetër Doda, i cili gjithashtu u përjashtua nga seanca me urdhër të Spiropalit për shkak të përfshirjes së tij në ngjarje.
Ky incident ka sjellë përplasje të mëtejshme mes maxhorancës dhe opozitës, ndërsa pritet që SPAK dhe Prokuroria të nisin hetimet mbi ngjarjen e pazakontë që tronditi sot Kuvendin e Shqipërisë.
FAQJA KRYESORE POLITIKË Deputetja e PD hedh lëndë të dyshimtë në Kuvend, Spiropali përjashton nga...