Ish-këngëtari i One Direction, Liam Payne, humb jetën pas rënies tragjike nga ballkoni i hotelit në Buenos Aires

0

Ish-këngëtari i grupit të njohur One Direction, Liam Payne, ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires. Sipas të dhënave, 31-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme për shkak të dëmtimeve të shumta, duke përfshirë një thyerje të kafkës, pas rënies prej 14 metrash në oborrin e hotelit Casa Sur, një ditë më parë në kryeqytetin e Argjentinës.

Kreu i shërbimeve të urgjencës në Buenos Aires, Alberto Crescenti, konfirmoi se Payne kishte pësuar një thyerje të kafkës dhe dëmtime jashtëzakonisht të rënda që sollën vdekjen e tij të menjëhershme. Crescenti shtoi se Payne ishte i pajetë kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje në orën 17:00 sipas kohës vendore.

“Detyra jonë ishte të shkonim me shpejtësi, të ofronim ndihmën e nevojshme dhe të përpiqeshim ta rikthenim në jetë, por dëmtimet e tij ishin të papajtueshme me jetën,” shpjegoi Crescenti për një televizion vendas.

Identiteti i Payne u konfirmua nga autoritetet pasi kontrolluan pasaportën e tij. Ndërkohë, policia ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me rrethanat e rënies së tij dhe vazhdon hetimet për të zbardhur më shumë hollësi.

Ky lajm tronditës ka lënë pas shumë pikëllim mes adhuruesve të tij dhe botës së muzikës, teksa bota humbi një tjetër zë të njohur ndërkombëtarisht.

Artikulli i mëparshëmOperacioni ndërkombëtar zbulon skemën e pastrimit të parave të klanit Çopja, investime në ndërtim dhe vila luksoze
Artikulli i radhësPrinci William zbulon “moton e tij të rëndësishme” për rritjen e fëmijëve të tij, George, Charlotte dhe Louis