10 ditë pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të Partisë Socialiste dhe pas komunikimit nga SPAK për hetimin ndaj tij, Jurgis Çyrbja është arrestuar sot në Durrës. Urdhri për arrestim u dha nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në njoftimin e SPAK theksohet se Çyrbja akuzohet për tre vepra të rënda penale: korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit, dhe tregti të sekretit shtetëror, në bazë të neneve përkatëse të Kodit Penal. Arrestimi është kryer nga Policia e Shtetit dhe mësohet se nesër do të ketë një konferencë për shtyp me më shumë detaje.
Mediat raportojnë se Çyrbja dyshohet të ketë pasur lidhje me një grup kriminal në Durrës dhe komunikimet e tij janë zbuluar në platformën e koduar SKY ECC, lidhur me ngjarje të ndodhura në vitin 2016, kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit. Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte nisur hetime ndaj tij që në atë kohë, për favorizime të supozuara ndaj Emiljano Shullazit në përfitimin e pronave.
SPAK vazhdon hetimet dhe arrestime të tjera janë kryer, ndërsa Çyrbja u ndalua këtë të diel, teksa udhëtonte me shoferin e tij në Durrës.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja arrestohet nga SPAK për korrupsion dhe tregti të...