Ish-deputeti i LSI, tani pjesë e PS, përfshirë në dosjen Meta: A do të vihen prangat për Agron Çelën?

0

Në dosjen e SPAK që trajton aferën e korrupsionit të Ilir Metës, një emër që del në pah është ai i deputetit aktual të Partisë Socialiste, Agron Çela. I njohur më parë si përfaqësues i LSI-së dhe i afërt me Metën, Çela dyshohet për përfitime të paligjshme në aferën CEZ-DIA, një skemë korruptive që përfshiu mbledhjen e borxheve nga kompania CEZ përmes ndërmjetësimit të DIA.

Sipas hetimeve të SPAK, Çela përfitoi rreth 170 mijë euro përmes ndërmjetësimit të kompanisë së tij “Xhenis” sh.p.k., pa ofruar asnjë shërbim apo mall për DIA-n. Po ashtu, kompania BTT, me ortak Shpëtim Shehun, përfitoi nga DIA shumën prej 16.8 milionë lekë, e cila gjithashtu përfundoi në llogaritë e “Xhenis” dhe përfitues fundor rezultoi të ishte Agron Çela. Në vitin 2013, Çela u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën flamurin e LSI-së, duke u përfshirë më thellë në këtë rrjet korrupsioni.

Megjithëse provat janë të qarta, mbetet e paqartë nëse SPAK, nën drejtimin e Altin Dumanit, do të procedojë penalisht Agron Çelën. Çështja e tij ka nxitur debat publik mbi korrupsionin dhe abuzimin me fondet publike, dhe të gjithë sytë janë drejt drejtësisë për të parë nëse deputeti do të përballet me ndonjë ndëshkim.

Artikulli i mëparshëmPse Samir Mane mbetet jashtë duarve të drejtësisë ndërsa Ilir Meta përballet me akuza korrupsioni?
Artikulli i radhësTiranës i mungojnë miliona lekë dhe pemë