Veliaj prezanton emrat e rinj pas spastrimit të drejtuesve në Bashkinë e Tiranës: Ja kush shkon në pozicionet kyçe

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndërmarrë sot një lëvizje të rëndësishme, duke zëvendësuar drejtuesit e disa institucioneve kryesore të bashkisë. Ndër ndryshimet e reja, Elda Muçi është emëruar në krye të Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, ndërsa Policia Bashkiake tani do të drejtohet nga Toni Beni.

Piro Sinjari është vendosur në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit, ndërsa Blerta Dardha ka marrë drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Flavio Barçi është emëruar si drejtues i Tirana Parking, ndërsa Kopshti Zoologjik do të drejtohet nga Ervis Rrahmani.

Në dy qendra sociale janë emëruar drejtorë të rinj: Aldo Aga për Qendrën Komunitare Shkozë dhe Gentjana Lasku për Qendrën Sociale “Strehëza”. Ndërkohë, Anisa Ymeri është zgjedhur për të drejtuar Shtëpinë Studio “Kadare-Agolli”, dhe Renato Pashollari do të jetë drejtori i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti.

Lista e Drejtorëve të Rinj:

UKT – Elda Muçi

Policia Bashkiake – Toni Beni

DPN2 – Piro Sinjari

Tirana Parking – Flavio Barçi

Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani

Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri

RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari

AMK – Blerta Dardha

Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga

Qendra Sociale “Strehëza” – Gentjana Lasku


Këto ndryshime vijnë si pjesë e një rifreskimi të strukturave të bashkisë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojnë në funksionimin e institucioneve që janë nën varësinë e bashkisë së Tiranës.

Artikulli i mëparshëmVeliaj spastron drejtuesit e bashkisë: Largohen figurat kryesore të institucioneve në varësi
Artikulli i radhësPërparimi i Shqipërisë në renditjen e FIFA-s: Përballjet vendimtare në “Air Albania”