Policia e Shtetit ka njoftuar se ka përgatitur të gjitha masat për të siguruar rendin publik dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve gjatë protestës së thirrur nga opozita, e planifikuar për nesër. Duke bërë apel për respektimin e ligjit, policia u ka kujtuar organizatorëve dhe protestuesve se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale, sipas nenit 293 të Kodit Penal. Çdo përpjekje për të penguar qarkullimin do të sjellë pasoja ligjore për të gjithë shkelësit.
Protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike do të mbahet nga ora 17:00 deri në orën 20:00, më 29 tetor 2024, dhe pritet të zhvillohet në disa nga akset kryesore të vendit: “Tiranë–Durrës” pranë mbikalimit të Kamzës, “Durrës-Tiranë” pranë mbikalimit të Shkozetit, “Kashar–Milot” pranë kryqëzimit të Milotit, “Elbasan–Tiranë” te rrethrrotullimi i Bradasheshit, “Durrës–Fier” te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë” te rrethrrotullimi i Levanit.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Policia e Shtetit merr masa për protestën e nesërme, paralajmëron organizatorët për...