Topi i Artë pritet të udhëtojë drejt Mançesterit, ndërsa Rodri bëhet favorit për çmimin

0

Real Madrid ka dhënë një sinjal të fortë për epilogun e pritshëm të çmimit Topi i Artë duke hequr dorë nga ceremonia e ndarjes së çmimeve, që do të zhvillohet të hënën, më 28 tetor, në Paris. Me mungesën e Vinicius Junior dhe Jude Bellingham – të dy të konsideruar ndër kandidatët e fortë – klubi madrilen nuk ka planifikuar asnjë udhëtim drejt kryeqytetit francez.

Ky vendim, i bërë publik nga Marca, sugjeron se Real Madrid është i vetëdijshëm për disfatën e tyre, pasi as presidenti Florentino Perez dhe as trajneri Carlo Ancelotti nuk janë të gatshëm të largohen nga Spanja.

Në këtë klimë pritjeje, mesfushori i Manchester City, Rodri, duket se do të jetë ai që do të marrë çmimin prestigjioz, duke vijuar kështu trashëgiminë e Lionel Messit. Me triumfet e tij në Kampionatin Evropian me Spanjën dhe sukseset e shumta në Premier League, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës me City-n, Rodri ka grumbulluar mjaftueshëm argumente për t’u kurorëzuar si lojtari më i mirë i vitit.

Artikulli i mëparshëmErion Veliaj: “Fanti spathi” në eventet e sportit shqiptar
Artikulli i radhësPolicia e Shtetit merr masa për protestën e nesërme, paralajmëron organizatorët për bllokimin e rrugëve