SKANDAL/ Drejtori i OSSH Blendian Dalipi përfitoi miliona nga fondet publike

0

Një hetim nga emisioni “Plug” zbulon se kompania I.D.K KONSTRUKSION, në pronësi të familjes së drejtorit të OSSH-së, Blendian Dalipi, ka marrë mbi 30 milionë euro nga fondet publike përmes tenderave dhe manovrave financiare të dyshimta, duke përdorur lidhjet politike dhe pushtetin e tij.

Themeluar në vitin 2004, kjo kompani fillimisht operonte në fushën e sinjalistikës rrugore me një aktivitet modest. Megjithatë, që prej vitit 2015, me ardhjen në pushtet të Rilindjes, kompania filloi të fitonte kontrata publike me shifra gjithnjë e më të larta. Xhiroja e saj u rrit nga 1.3 milionë euro në vitin 2013 në 13 milionë euro në vitin 2023, duke reflektuar një favorizim të dukshëm në përfitimin e fondeve shtetërore.

Një tjetër kompani në pronësi të Blendian Dalipit, ABNID, u krijua për të përfituar nënkontraktime nga I.D.K KONSTRUKSION, duke krijuar një rrjet të ndërlidhur familjar për përfitime publike. Në vitin 2022, ndërsa Dalipi po merrte detyra të larta shtetërore, ai shiti kompaninë për një vlerë simbolike prej 1000 euro te kushëriri i tij, duke shtuar dyshimet për transaksione fiktive dhe përpjekje për të fshehur përfitimet nga fondet publike.

Në total, gjatë viteve 2016-2023, kompanitë ABNID dhe I.D.K KONSTRUKSION kanë përfituar rreth 11 milionë euro nga kontratat publike, shumica e të cilave janë siguruar përmes tenderave në Bashkinë e Tiranës dhe institucione të tjera nën varësinë e Ministres Belinda Balluku. Ky rast ngre nevojën për një hetim të thelluar mbi lidhjet politike dhe shpërndarjen e fondeve publike.

Burimi: Emisioni “Plug”

Artikulli i mëparshëmKosova dhe Serbia përballë tensioneve: SHBA dhe BE kërkojnë përgjegjësi dhe përparim në normalizimin e marrëdhënieve
Artikulli i radhësIsh-Prokurori: Krimi i organizuar dhe gjakmarrja janë përzier në Shkodër