Urani dhe mundësia e jetës jashtëtokësore në hënën Miranda

0

Një studim i fundit sugjeron që jeta jashtëtokësore mund të jetë më afër se sa mendohej – në hënën Miranda të Uranit. Shkencëtarët e Laboratorit të Aplikuar të Fizikës në Johns Hopkins kanë zbuluar prova për një oqean nën sipërfaqen e kësaj hëne, që mund të jetë potencialisht i banueshëm.

Zbulimi ka habitur shkencëtarët, pasi një oqean brenda një objekti të vogël si Miranda është vërtet një gjetje e jashtëzakonshme. “Ky rezultat sugjeron që disa nga hënat e Uranit mund të kenë oqeane, gjë që e bën Uranin një planet jashtëzakonisht interesant për eksplorim,” tha Tom Nordheim, bashkautor i studimit.

NASA ka vizituar për herë të fundit Uranin në vitin 1986 me anijen Voyager 2, por thirrjet për një mision të ri janë shtuar. Një raport i Akademisë Kombëtare të Shkencave më 2022 rekomandoi një mision të ri për të eksploruar Uranin dhe hënat e tij, për të zbuluar nëse Miranda dhe hënat e tjera të Uranit mund të strehojnë forma jete të pazbuluara deri më tani.

Artikulli i mëparshëmPrindërit e Alban Bushit humbin jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Greqi
Artikulli i radhësAtentati i përgjakshëm në Shkodër: Humb jetën Arlind Bushati, bilanci shkon në tre viktima