Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ka ndarë një mesazh prekës në rrjete sociale për humbjen e bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë më 18 shtator. Në këtë mesazh të ngrohtë dhe të ndjerë, ajo falënderon Zotin që pati fatin ta kishte në krah dhe thekson se ai do të jetë gjithmonë drita në rrugën e saj, një shembull i vlerave dhe integritetit për familjen e tyre.
“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falënderoj Zotin çdo ditë për ty, Gerti im. E falënderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falënderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”
Ish-deputeti Gerdi Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçari pasi pësoi një goditje të papritur në zemër.