Monica Lewinsky bën thirrje për mbështetje ndaj Kamala Harris në zgjedhjet amerikane: “Unë votova, votoni edhe ju”

0

Monica Lewinsky, ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë që u bë e njohur për lidhjen e saj me ish-presidentin demokrat Bill Clinton, ka ndarë publikisht se ka hedhur votën e saj për zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Në një postim në rrjetin social X, Lewinsky i ka nxitur amerikanët të votojnë, duke theksuar se mbështet kandidaturën e Harris dhe guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, si zëvendëspresident.

“Ju lutem votoni!” shkroi ajo në postimin e saj, duke shtuar: “Nëse është e mundur, ashtu siç bëra unë, për Harris/Walz.”

Lewinsky, e cila përpiqet të emërtohet si avokate e shëndetit mendor, vazhdon të mbetet një figurë që rikthen kujtimet e një prej skandaleve më të bujshme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ish-presidenti Clinton ka pranuar se lidhja me Lewinsky ndodhi për të “menaxhuar ankthet e tij”, duke e cilësuar si një gabim të rëndë.

Ndërsa fillimisht e mohoi lidhjen, Clinton më vonë e pranoi atë para një jurie të madhe dhe u përball me një gjyq për shkarkim, i cili përfundoi me lirimin e tij nga akuzat.

Artikulli i mëparshëmTirana përballet me një transformim të madh demografik: banorët e rinj kryesisht nga Dibra, Kukësi dhe Korça
Artikulli i radhësBenet Beci reagon ndaj thashethemeve për dorëheqjen: “Nesër zgjidhem President i Amerikës!”