Korrupsioni banal në Universitetin e Elbasanit: Gjykata liron pedagogët dhe kalon dosjen në SPAK

0

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë të gjithë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, të arrestuar tre ditë më parë për dyshime mbi korrupsionin në provime. Pedagogët, të cilët akuzohen për marrje parash në këmbim të dhënies së provimeve, janë liruar me masën “detyrim paraqitjeje,” ndërsa dosja është transferuar në SPAK për hetime të mëtejshme, për shkak të përfshirjes së disa personave dhe natyrës së akuzave.

Seanca e masës së sigurisë, e cila zgjati disa orë, përfshinte 7 pedagogë të ndaluar dhe një të tetë në kërkim. Gjyqtarja Yrfet Shkreli e cilësoi arrestimin e tyre nga policia si të paligjshëm, duke vendosur lirimin e tyre nga qelia. Ndërkohë, në burg është lënë vetëm sekseri, Gazmend Hodaj, i cili dyshohet se ndërmjetësonte mes studentëve dhe pedagogëve.

Detaje nga hetimi kanë zbuluar një foto nga përgjimet, ku një studente korruptonte një pedagoge duke i sjellë një thes patate si “dhuratë” për të kaluar provimin, një akt që tregon se korrupsioni në universitete ka marrë formë banale dhe tronditëse.

Artikulli i mëparshëmProbleme teknike në zgjedhjet e SHBA-së: Makineritë e votimit në Indiana shkaktojnë vonesa
Artikulli i radhësBuxheti 2025/ Rritje modeste e buxhetit të shëndetësisë, ndërsa problemet në sektor thellohen