Ish-bashkëshorti i Drenushës largohet nga “BBVK”

0

Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh, është larguar nga reality show, “BBVK.”

Në një mesazh për banorët, Atilla u shpreh se arsyeja e largimit ishin fëmijët e tij dhe të artistes. “Kam qenë këtu për t’i treguar edhe Drenushës që kemi dy fëmijë të mrekullueshëm, që janë përgjegjësi e të dyve dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi përveç tyre,” tha ai.

Atilla bëri thirrje që e shkuara të lihet pas dhe për hir të fëmijëve të ecet përpara. “Uroj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe dhe të shohim përpara për këta dy fëmijë,” shtoi ai.

Ministria e Drejtësisë së Kosovës më herët kishte kërkuar largimin e menjëhershëm të Atillës nga “Big Brother VIP Kosova,” duke argumentuar se prania e tij përbënte dhunë psikologjike për Drenushën dhe ndikonte negativisht në shëndetin mendor të fëmijëve të tyre.

Në deklaratën e ministrisë thuhej: “Situata me të cilën znj. Latifi mund të përballet në praninë e ish-bashkëshortit ‘dhunues’ përbën rast të veçantë dhe, për të ruajtur dinjitetin e një të mbijetuare të dhunës në familje – viktimë, e cila ka dëshmuar publikisht për kërcënimet nga ish-bashkëshorti – i bëjmë thirrje menaxhmentit të Klan Kosova që të tërheqë z. Atilla Kardesh nga formati televiziv, për të parandaluar çdo formë të presionit apo dhunës psikologjike që rëndon pozitën e znj. Latifi.”

Artikulli i mëparshëmRikthimi i Trump në pushtet ngre pikëpyetje serioze mbi besueshmërinë e medias
Artikulli i radhësMisteri i 20 milionë votave të zhdukura në zgjedhjet presidenciale amerikane: Çfarë fshihet pas kësaj?