Me mbi 100 milionë vota të numëruara në Shtetet e Bashkuara, ish-presidenti Donald Trump kryeson garën për Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa betejat në disa shtete kyçe janë ende të hapura, Trump ka siguruar avantazhin në shtete të rëndësishme si Wisconsin, Georgia dhe North Carolina.
Pensilvania, një nga shtetet më të rëndësishme për rezultatin përfundimtar, gjithashtu duket se po shkon në favor të Trump. Aktualisht, ai ndodhet vetëm tre vota elektorale larg nga fitimi i presidencës, ndërsa secilit kandidat i nevojiten 270 vota për t’u shpallur fitues.