Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Londër për një takim me shqiptarët e diasporës, akuzoi Partinë Demokratike për nxitjen e aktesh antishqiptare në tokë të huaj.
Në fjalimin e tij, Rama deklaroi se PD i kishte dërguar një ftesë ambasadorit të Shqipërisë për të marrë pjesë në një takim në Londër, por më pas nuk e vazhdoi më komunikimin.
“Para disa ditësh këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj. I kishin çuar ftesë ambasadorit tonë, i cili ktheu përgjigje pozitive, por nuk u bënë më të gjallë,” tha kryeministri.
Akuzat e Ramës pasojnë tensionet e shfaqura gjatë takimit në Londër, ku protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes aktuale. Protesta përfshiu thirrje dhe pankarta kundër Ramës, duke reflektuar ndarjet e thella politike mes palëve.
Vizitat e Ramës në diasporë shihen si pjesë e një fushate për zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë që tensionet dhe përplasjet politike mbeten të pranishme edhe jashtë kufijve shqiptarë.