Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë goditi qytetin Malatya të Turqisë mbrëmjen e sotme, në orën 20:20. Qendra e tërmetit, sipas autoriteteve turke, ndodhej në rajonin Doğanşehir, me një thellësi prej 9.75 kilometrash.
Autoritetet sigurojnë qytetarët
Sipas Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD), lëkundjet nuk shkaktuan dëme serioze apo rrezik për banorët. Guvernatori i Malatya-s, Sedar Yavuz, përmes një deklarate në rrjetet sociale tha: “Nuk ka asnjë rrezik nga tërmeti 4.6 ballë me qendër në Doğanşehir. Zoti e ruajtë kombin tonë nga të gjitha fatkeqësitë.”
Një rajon i ndjeshëm ndaj tërmeteve
Malatya është një nga rajonet që shpesh përballet me aktivitet sizmik për shkak të pozicionit të tij në zonën e tërmeteve në Turqi. Edhe pse ky tërmet nuk shkaktoi pasoja të rënda, kujtesa e lëkundjeve të mëparshme mbetet e freskët në mendjet e banorëve.
Ndërkohë, autoritetet vazhdojnë monitorimin dhe i bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin rekomandimet për sigurinë në rast tërmeti.