Bisedat inkriminuese të Artan Hoxhës: Si përgjigjet gazetari i njohur?

0

Për herë të parë në 30 vite, prokuroria ka ngritur akuzë ndaj dy gazetarëve, duke i akuzuar për lidhje me grupet kriminale. Artan Hoxha dhe Elton Qyno rezultojnë mes emrave të proceduar nga grupi i Suel Çeles (Marjus Lulaj) . Ka pasur shumë debate mbi rolin e tyre, pasi kemi të bëjmë me dy emra të njohur. Për hir të transparencës, “Pamfleti” po publikon sot të gjithë fashikullin e SPAK mbi rolin e gazetarit Hoxha, më pas për Qynon. Aty tregohen disa episode. Që nga dhënia e lajmeve me porosi, te inskenimi i një kërcënimi.


Dosja e SPAK
Veprimet e gazetarit Artan Hoxha

Më datë 06.02.2020 ora 10:33 Marjus komunikon me Klaus Matishi të cilin e fton të ndjekë emisionin Opinion në Tv Klan pasi sipas tij “….shiko opinjonin sot…do jet flak….ka dhe gjera interesante…”.


Më pas në orën 16:12, Marjus Lulaj komunikon me Artan Hoxha të cilit i shkruan “…pershendetje zotni…2 min po pyes tani e te them me duket e kemi…5 min sa te flas te shof arkiven time…“. Në vijim i dërgon fotografinë e mëposhtme e cila ne dukje është një fotografim i ekranit të një aparati celular, në të cilin ndodhet postimi në rrjetin social Instagram i hotel Univers me emërtimin në instagram “Univers_Resort”, në Elbasan në të cilën shfaqet Kryeministri i Shqipërisë dhe shtetasi Ardjan Çopja.

Marjus Lulaj e pyet Artan Hoxhën nëse e ka patur dhe ai këtë fotografi të cilën do të ja dërgoje në aplikacionin e komunikimit WhatsApp. Marjus Lulaj i shpjegon së kjo fotografi nuk ekziston në profilin në Instagram të Univers Resort pasi është fshirë me kohë. Pas kësaj bisede Marjusi i dërgon dhe një fotografi tjeter e cila ështe e njëjtë më fotografinë e mëparshme edhe kjo marrë nga profili në Instagram me emërtimin Univers_Resort.


Në vijim të bisedës Marjus Lulaj i kërkon numrin në Whtasap Artan Hoxhës më qëllim që t’i dërgojë fotografitë dhe të zgjedhë ai cila ështe më e pastër. Nga konteskti i bisedës dyshohet se Artan Hoxha do të marrë pjesë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, fakt për të cilin Marjus Lulaj dyshohet se e instrukton gazetarin Hoxha të sulmojë mediatikisht kryeministrin Edi Rama. Marjus Lulaj dërgon mesazhet “…ky kurv i pa bes mashtrus kalibri…kjo e dyta esht me e paster… ma co nr e eecapit?…ma dergo nr e eecapit tend… ka kaluar koh…po per kte foto behet fjal…po ti nisin te dy versionet…shikoje vet kush esht me e pastra…fiks…korrekt…nxirja masken kti kurves qe ben si ismail qemali…”.


Marjus Lulaj e vijon bisedën e tij duke e informuar shtetasin Artan Hoxha se ai ka qenë dënuar në Itali në moshën 18 vjeç, për 400 gram lëndë narkotike të cilën e përshkruan si “mall”. Marjus Lulaj shjegon së për këtë vepër penale është dënuar me tre vitë burg, dhe pikërisht për këtë fakt atij i është dërguar plotësimi i formularit të vetëdeklarimit të pasurive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Më tej Marus Lulaj pasi e siguron se do ta ndjekë emisionin “Opinion” e instrukton Artan Hoxhën që të mbajë telefonin SkyECC në çdo kohë. Marjus Lulaj dërgon mesazhet “…amanet pentiton…llafet qe te kam them i mbaj diten qe hapet pentito vjen canta direkt…po permende qy sot…fol me bindje nuk te genjej ka fol me detaje ai per ardjanin florencin… baje termet sonte...”. Nga konteskti i bisedës dyshohet se Marjus Lulaj e nxit Artan Hoxhën që nga studio e Opinion të përmendë të penduarin e drejtësisë i cili dyshohet së do të deshmojë kundër Ardjan Çopjas dhe Florenc Çapjas. Marjus Lulaj i premton gazetarit Hoxha se ditën që vjen i penduari i drejtësisë në Shqipëri, Artan Hoxha do të marre shperblimin e tij.

Në orën 16:27 të së njëjtës datë, Marjus Lulaj komunikon sërish me shtetasin Klaus Matishi të cilin e bën me dije se “….se po flas me hoxhen….esht te opinjon sonte…i dhash pak kte foton ta bej publike...” dhe më pas i dërgon fotografinë në vijim. Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj e fton Klaus Matishin të ndjekë emisionin “Opinion” pasi do të ketë diskutime interesante sepse është në komunikime me gazetarin Artan Hoxha të cilit i referohet me emrin “Hoxha”.


Në orën 16:42 Marjus Lulaj shkruan Klaus Matishit “…ne do i vrasim i dit ata…”, duke nëkuptuar së një ditë do ti vrasë anëtare të familjes Çapja pa specifikuar me emër.

Më pas në orën 20:33, Marjus Lulaj komunikon sërish me shtetasin Klaus Matishi të cilit i shkruan “...po e shef opinjon….hahahaha….prredh e…trrim asht…ded…klodjana esht ……merr lek…”. Nga përmbajtja e kësaj bisede Marjus Lulaj bën një krahasim midis gazetarëve Klodiana Lala dhe Artan Hoxha për të cilin shprehet se eshtë trim, ndërsa per Klodiana Lalën thotë se nuk merr para.

Biseda me Klaus Matishin vijon të zhvillohet në kontekstin e emisionit “Opinion”, pasi Marjus Lulaj shprehet se i ka dërguar mesazh Artan Hoxhës me përmbajtje “…ja shkrujta qe ka ndejt per drrek ne resort univers e skan pagu…po se ka pa tel…kaloj tani…se ban mu te nderhy jasht temes…e mbajti 50 min punen e fotos…prredh shkoi…“.

Në vijim në oren 22:10 Marjus Lulaj shkruan Klaus Matishit “…i sek se me ate po shkruj…po ded…perfekt shkoi…se mendova do shkonte kaq bukur…“, nga konteksti del se ai ishte i kënaqur me çfarë eshtë diskutuar në ate emision, në të cilin dyshohet se ka patur për qëllim që nëpermjet gazetarit Artan Hoxha të vendosë në qendër të opinionit publik shtetasin Ardjan Çopja dhe të shkuarën e tij kriminale. E gjithë kjo bisedë zhvillohet në kontekstin në të cilin Qeveria Shqiptare kishte miratuar Aktin Normativ nr 1, date 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” i cili kishte për objekt verifkimin e pasurisë për çdo të dënuar për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata kriminale, etj ku barra e provës për justifikimin e ligjshmërinë e pasurisë së tyre binte mbi vetë personat e akuzuar apo dënuar për këto vepra penale.


Në vijim Marjus Lulaj i dërgon Klaus Matishit bisedën e realizuar me përdoruesin i cili ně SkyECC përdor pseudonimin “xxx” i cili ka qenë në përdorim dhe posedim nga shtetasi Artan Hoxha, gazetar investigativ.

xxx” – kishte shkruar edhe Rama edhe Ardjani.

“s.s”-“he”,

Në orën 22:15, Marjus Lulaj komunikon me Artan Hoxha të cilin e përgëzon për qëndrimin e mbajtur në studio dhe i shkruan se “…neser po dergon nje shokun e vet ai djali nga shkodra po te shkrun ty ne wecap merresh vesh ku ta dergoi ai robin e vet per te pru sendet, “shkoi perfekt nuk e mendova qe do shkonte aq bukur je strateg…“. Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj do ta shpërblejë për qëndrimin e mbajtur dhe të nesërmen miku i tyre i përbashkët i identifikuar si “Skënder Sufaj”, nëpërmjet një mikut të tij do t’i dërgojë Artan Hoxhës disa “sende”, për këtë qëllim dikush do ta kontaktojë në WhatsApp. Në vijim Marjus Lulaj e nxit qe sa here ti jepet rasti të permendë të penduarin e drejtësisë.

Marjus Lulaj insiston në shperblimin e tij për punën e bërë nga gazetari Hoxha të cilit i shkruan “…le kam shkrujt nje sms me siper…meru vesh me shokun e shkodres do te dergoi ai nje njeri pa lidhje…te jap dicka….se zdoja te vin njerzit e mi…naten e mir zotni tfalenderoj Ipaca…falimnerit zotni dhe un te kam sh mik deren ton e ke hap 24 or…”.

Në përmbledhje të komunikimeve të mësipërme të datës 06.02.2020, Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në TV klan të drejtuar nga gazetari Blendi Fezviu me temë “Opinion, Artan Hoxha: Kjo eshte fotoja e Rames me Ardjan Capjan”.

Ky emision gjendet në adresën https://www.youtube.com/watch?v=umkzwlgjkcw. Në këtë fragment të emisionit që gjendet i postuar në internet gazetari Artan Hoxha ka mbajtur këto deklarata “….Jemi para fushatës së zgjedhjeve të 2017-s. Personi është i listuar në listën që ka publikuar OFL. Ky këtu është Ardjan Çapja, kjo është faqja në Instagram e biznesit që ka ky personi. Ky këtu është Kryeministri i Shqipërisë. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që konstatohet, apo shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet dhe lë detyrën….Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, madje edhe ish- Kryeministri Berisha e ka akuzuar se ka favorizuar dhe ka lidhje me Çelat dhe i ka shfrytëzuar kur ka ardhur në pushtet. Çapjat janë akuzuar se kanë marrëdhënie me PD. Në datën 25 Nëntor, kur Kryeministri Rama prezantonte KCK, ngjarja që ai iu referua, ishte ngjarja që kishte të bënte me lirimin e nipit të Ardjan Çapjan, i cili u lirua 5 ditë më parë, në datën 20 Nëntor, nga gjyqtari Tomorr Kullolli i Elbasanit. Dhe Edi Rama atë ditë tha, ne nuk do të lejojmë më, që banditë, bosë të krimit të hyjnë me pranga në gjykatë dhe të dalin me duar në xhepa që në seancën e parë, kur për atë person dhe për atë grup shteti shqiptar ka 6 muaj që ka një person të penduar, i cili ka marrë pjesë në një vrasje ku janë varë dy persona, Gentian dhe Nezir Beqiri, babë e bir, që ishin në ruajtje nga Policia e Shtetit në vitin 2012 dhe ky person ka qenë bashkëautor i asaj ngjarje dhe shteti shqiptar, prokuroria i ka ofruar mbrojtje….. Prit… dhe Edi Rama thotë tek KÇK-ja atë ditë, ndërsa shteti i ka ofruar mbrojtje një personi të tillë për të luftuar krimin e organizuar, gjyqtari vete e liron këtë person. Dhe sapo del lista direkt ky person, i është lexuar emri dhe është thënë ekzaktësisht, ky person akuzohet që në bashkëpunim ka marrë pjesë në një seri vrasjes, të ndodhura nga vitit 2009 deri në vitin 2016. Këtij personi i janë bërë 2 herë atentat. Realisht ndaj tij nuk ka dënim mesa di unë, por në deklaratën që ka lexuar, zëdhënësja e OFL, e ka përcaktuar qartë, që ky person dhe grupi shoqëror i tij, farefisi. dhe pasuritë e tij janë objekt i ligjit….“. Deklaratat e Artan Hoxhës përmbajnë të dhënat që i janë përcjellë nga Marjus Lulaj, po ashtu edhe foto që ka publikuar në emision.

Marjus Lulaj komunikon dhe me përdoruesin e Sky ECC **7B0 të cilit i shkruan “…e bani corap hoxha vetem me kte foto…zgjedhje parakohshme?…ti bajn rremuj na intereson…ishalla te myllim ato gjygje….joo…ka qen masi ka dal na trregu ne 2013…ka qen per kafe…“.

Më datë 10.02.2020 Marjus Lulaj gjatë bisedës me Klaus Matishin i dërgon këtij të fundit fotografi të gazetarit Artan Hoxha në kanalin televiziv Abc neës në youtube me titull “Artan Hoxha publikon intervisten me Dritan Rexhepin nga burgu i Ekuadorit”

Pas dërgimit të fotografisë Marjus Lulaj i shkruan “…hape nigjoje kte…e ngjove…minutat e para se pastaj del ne tem tjeter…ok ska gje…hoxha ka fol…i ka ba lavazh sot prap…sndalon kok lopa..”. Nga verifikimet në burimet e hapura rezulton se më datë 10.02.2020, në kanalin e Abc Neës në youtube me link https://www.youtube.com/ëatch?v=8dv-OstG7UA është i ftuar Artan Hoxha, i cili ngre pretendime një shtetas të cilit nuk i referohet me emer, por e paraqet me veprimtari të theksuar kriminale sipas OFL, për të cilin ekziston një fotografi e publikuar në faqen në Instagram të hotel Univers ne 2017, ku sipas tij kyeministri ka drekuar me të në vitin në ambientet e hotel Univers në pronësi të familjes Çapja. Fakti se Artan Hoxha i referohet shtetasit Ardjan Çapja përforcohet edhe më shumë pasi Hoxha në këtë bisedë me gazetarin pretendon se kryeministri i vendit në daljen për prezantimin e operacionit Forca e Ligjit, ka publikuar një vendim të gjykatës së Elbasanit e cila shpallte të pafajshëm shtetasin Florenc Çapja, nipi i Ardjan Çapjas. Artan Hoxha insiston se nuk është administruar dëshmia e shtetasit Ervis Bardhi, i cili prej 8 muajsh ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë i akuzuar për vrasjen e shtetasve Gentjan dhe Nezir Beqiri ekzekutuar në vitin 2012 për llogari të familjes Çapja. Deklaratat e Artan Hoxhës nisin – minutën 02:28 të kësaj video.


Qëndrimeve të mbajtura në studio nga Artan Hoxha, janë bërë sipas interesave të shtetasit Marjus Lulaj, i cili në biseda me Klaus Matishin shprehet i kënaqur me qëndrimet e gazetarit. Marjus Lulaj shprehet me superlativa per gazetarin Hoxha, “…mjeshter ma i forti shqipri…ded me do mu…sme pyt kurr asiher per asgje…he thot si i ke punet i ke mir…per vit ri me shkrujti ishalla vit i mar tha pa probleme…i coi nai ven nai dhurat ka qef maron…i bleva i kamer trupi aty e bleu vani…u knaq…“.

Po këtë datë, 10 shkurt, Marjus Lulaj komunikon me gazetarin Artan Hoxha të cilit i shkruan “…pershendetje zotni…i bere i shplarie sot haha…hahaha…shpar e degjova ne yutub…ah ky shtet bastard…kta jan fasad ju mjafton vetem shou…ne fillim sikur e besova me duket vetem shou se kan seriozisht…”.

Më datë 12.02.2020, në orën 23:31 Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Artan Hoxha të cilit i shkruan “…pershendetje zotni…mos te haj kari…na ata kurva ordiner…ka ren ajo perandori tashme…ajo esht fakt edhe faktin do e mohojn tani ja qifsha ropt…”. Në këte bisedë dyshohet se Marjus Lulaj e inkurajon gazetarin Artan Hoxha të vijojë me ato qëndrime duke e garantuar se rivalët e tij nuk përbëjnë rrezik. Marjus Lulaj pasi është vënë në dijeni se në debatin e ditës së nesërme në studio do të jetë dhe kryeministri, i kërkon Hoxhës që t’i komunikojë kryeministrit sikur Artan Hoxhës i kanë shkuar ankesa nga familjarë të shtetasve Ilirjan Rexhepi, vëllait të tij i cili njohet me nofkën Doda, Gentian Beqirit dhe Fadil Memës të cilët ankohen te ai pasi nuk kanë besim të agjencitë ligjzbatuese të tanishme as atyre që kanë qenë para tyre, dhe po i detyrojne të largohen nga vendi për shkak të familjes Çapja. Nga verifikimet rezulton se shtetasit Ilirjan Rexhepi, vëllai i tij Roland Rexhepi i njohur me nofkën “Doda”, Gentian Beqiri dhe Fadil Mema janë të gjithë të ekzekutuar, vrasje pë të cilat janë akuzuar anëtare të familjes Çapja. Në vijim Marjus Lulaj i shkruan “…o nga ata rron 1000 vjet ti po ti kapesh mdonje pergjim kur bejn presjon ta besh publik…hahaha gjynaf…po behet gropa jan me nje kemb ne burg tani…pentiti ka folur qart paster me detaje skan asnji shane ti shpetojn habitem pse po venojn…”. Marjus Lulaj është entuziast se rivalët tij, anëtarë të familjes Çapja janë shumë pranë arrestimit, dhe nuk ka asnjë arsye të frikësohet prej tyre, pasi i penduari, duke ju referuar Ervis Bardhit ka folur me detaje për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale.

Me tej Marjus Lulaj i shkruan “…me co numrat e tel ku duhen cu sms…te bi sma na anglia…dhe nga zona capjave aty e coj njeriun…te niset sms nga ajo zon aty fiks...”. Nga konteksti i kësaj bisede dyshohet se Artan Hoxha i ka kërkuar Marjus Lulajt ti dërgojë një mesazh të caktuar dhe në bisedë Marjus Lulaj i kërkon numrat e telefoni, ku duhen dërguar mesazhe dhe i tregon se do të ja dërgojë nga Anglia dhe nga zona afer familjes Çapja.

Ne vijm Marjus Lulaj i shkruan “…pa merak vetem se do shkruhet sms qe te jet e besushme…mkupton…do e nis sikur po e coj tamam mkupton!…ok vlla nrregull me thuaj ti orarin kur duhen cu sms….te redaksia te abc te marin dhe me ze nese duhet…po pres nr tjeter...”. Nga konteksi i kësaj bisede dyshohet së ka një dakortësi midis tyre për dërgimin e mesazheve, për të cilat Marjus Lulaj shprehet se duhet të jenë të besueshme, sikur ato janë të vërtetë. Lulaj e pyet për orarin kur duhen dërguar dhe ështe në pritje të numrit tjetër. Marjus Lulaj shprehet se redaksinë Abc Neës mund edhe ta telefonojë nëse këte gjë e dëshiron Artan Hoxha. Nga këqyrja nuk janë administruar komunkimet e bashkëbiseduesit të shtetasit Artan Hoxha, por dyshohet së numrat e telefonit në të cilët do të dërgohen mesazhet e kërkuara nga vetë gazetari Hoxha.

Në orën 23:48 të datës 12 shkurt, Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Klaus Matishi të cilit i dërgon bisedën e sipërpërmendur të realizuar me gazetarin Artan Hoxha. Vlen të theksohet fakti se mesazhet e dërguara me “attachement”, përmbajnë komunikimet e të dy bashkëbisedeuesve, Marjus Lulaj dhe Artan Hoxha, me përmbajtje si vijon;

Marjus Lulaj -hallall, hahahahaha, tqifsha ropt i dogji ordinerit e verteta

Artan Hoxha: hahaha pershendetje, as Batoni se shpetonte dot,

Marjus Lulaj – pershendetje zotni, mos te haj kari, na ata kurva ordiner, ka ren ajo perandori tashme,

Artan Hoxha: duke dashur me shpëtuar Ramen ia futi vetes na solli dhe ato fotot e tjera ku duket qarte qe Rama eshtë vetem dhe ai ka dhe nipin aty, djali motres cfare eshte ai aty,

Marjus Lulaj: ajo esht fakt edhe faktin do e mohojn tani ja qifsha ropt, po pra fiks, nipi esht nipi ti, hahaha pall kari,

Artan Hoxha – jo jo i djeg fakti qe tani do ti shkojne deri ne fund prej asaj fotoje se ndryshe i mbetet pergjegjesia te gjatit,

Marjus Lulaj – ja nguli dhe klodi ta mbajti anen ty, po pra e kuptoj qart ai esht ambasador per intriga e kupton qellimin prandaj dhe i dogji npalc, shiko ca doja te thoja un,

Artan Hoxha: Dukej qe Fevzo ishte ne siklet prandaj e vazhoi me e mbrojtur por ia futi me keq,

Marjus Lulaj – mora vesh qe neser do jet rama me juve? e pash e pash me detaje gjith opinjonin, Artan Hoxha – po po me tha qe dje Fevzo, por duhet ti bejme nje skeme legenit. te nesermen e fotos ne opinion heren e pare ata te Ardit kane marr ne telefon edhe te Report tv se kujtonin qe isha aty edhe te ABC dhe kane kercenuar keq po u vazhdua kjo histori,

Marjus Lulaj- mendova ti thuash rames mua me vin ankesa nga familjar te vrar ne qytetin e elbasanit jan nena e ilarjan rexhepit bashk me te vllain doden familja gentian beqirt familja fadil memes dhe me ankohen mua se nuk kan besim te shteti as te shteti qe ishte perpara as te ky tani po ikin njerzit neper kanada prej asaj familje capja,

Artan Hoxha- por ata te Report ngaqe kam ikur une e kishin fshire si mesazh dhe si teledonate se e kane me sekretari, ndersa te ABC ishin trembur dhe redaktores i kishte rene telefoni nga dora ishte hutuar dhe nuk kishte rregjistruar dot asgje,

Marjus Lulaj – o nga ata rron 1000 vjet ti po ti kapesh mdonje pergjim kur bejn presjon ta besh publik, hahaha gjynaf,
Artan Hoxha: pikerisht duhet nje prove me e bere te madhe.

Telefoni 0693325783 i përket shtetasit Artan Hoxha. Artan Hoxha i kërkon Marjus Lulaj që përvec këcënimit në numrin e tij te telefonit personal, një mesazh kërcënues duhet të dërgohet dhe në medián ku ai ishte i punesuar Abc News. Marjus Lulaj e mirëpret këtë inskenim, dhe shkruan se mesazhin do ta dërgonte nga një zonë të cilës ai i referohet si “zona e Capjave”. Ky veprim dyshohet se ka si qëllim shmangien e identifikimit të dërguesit dhe, në rast të një hetimi për këtë kërcënim, qelizat e numrit nga i cili do të nisej mesazhi do të evidentoheshin në antenat e kompanive celulare në atë zonë, duke i bërë anëtarë apo bashkëpunëtorë të familjes Çapja të dyshuarit kryesorë për kërcënimin ndaj gazetarit dhe të medias në të cilën ai punon.

Sipas organit të akuzës, bisedat midis Marjus Lulajt dhe Artan Hoxhës sugjerojnë ekzistencën e një marrëdhënie të qartë interesi dhe përfitimi të dyanshëm. Gazetari dyshohet se, me informacionet dhe ndihmen e Marjus Lulaj, Artan Hoxha, forcon pozitat e tij në skenën mediatike si një gazetar investigativ me peshë dhe me burime të besueshme informacioni. Në anën tjetër, për Marjus Lulaj, përfitimi nga denoncimet e gazetarit qëndrojnë në faktin se ai i vendos rivalët e tij nën trysninë e perceptimit publik, medias dhe agjencive ligjzbatuese si të lidhur me politikën apo agjencite ligjzbatuse dhe per pasoje te pandëshkueshëm. Kërcënimi i një gazetari në momentin që ka qenë në studio në prani me kryemistrin e vendit, do nxiste agjencitë ligjzbatuese që të reagonin më shpejtë në drejtim të “autorit” të dyshuar, kjo pasi do jepte impakt negativ në opinion publik. Këto komunikime nxjerrin ne pah kontrastin me misionin e gazetarit, si përfaqësues i një pushteti të rëndësishëm, siç është media, si një zëdhënës i opinionit publik, prej tij cilit pritet të hulumtojë, verifikojë dhe, më pas, të publikojë lajmin. Në rastin e Artan Hoxhës, në bashkëpunim me Marjus Lulaj, krijon, inskenon ngjarje të paqena dhe bie dakort me variantin e Marjus Lulaj që në mënyrë të rreme të mbjellë prova me qëllim që të drejtojë përgjegjësinë e tyre penale diku tjetër.

Më datë 13.02.2020, ora 10:00 Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Klaus Matishi të cilit i shkruan “nuk mahet kok lopa zjarr esht” dhe në vijim i dërgon një fotografi të publikimit në media të listës së personava të cileve ju ka shkuar formulari për deklarimin e pasurive në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, ne krye të listës qendron emri Ardjan Çopja. Më datë 13.02.2020, Marjus Lulaj duke patur parasysh bisedën e ditës së mëparshme kur është vendosur të inskenohet një kërcënim për gazetarin Hoxha, komunikon me Artan Hoxhën duke i dërguar mesazhet “me thuaj orarin kur…ma bej nje teks ti vet me mendjen tende dhe un e modifikoj pak pastaj si thua…?“.

Në vijim, gazetari Hoxha shkon më tej se një mesazh kërcënues, ai kërkon të inskenojë diçka më të madhe ku dyshohet se i jep Marjus Lulajt instruksionet se kur duhet të dërgoje mesazhet kërcenuese, më pas Lulaj e pyet nëse dëshiron që të dërgojë dikë në Tiranë që ta fotografojë në distancë Artan Hoxhën, për të përçuar idenë se Artan Hoxha është marrë në vëzhgim nga familja Çapja, por nga konteksti i bisedës dyshohet se Artan Hoxha i ka dërguar vetë fotografitë e tij, pasi nga biseda rezulton se Marjus Lulaj i ka mësuar Artan Hoxhës edhe menyrën se si dërgohen fotografitë në SkyECC, biseda midis tyre është si vijon “…ok ok se më datë 13.02.2020, nga bashkëpunctori i Marjus Lulaj, të cilit i referohet me nofkën “vani”, nga teksti i mesazhit Marjus Lulaj shprehet se ka hequr fjalët “capja”.

Më tej Marjus Lulaj i dërgon Klaus Matishit mesazhin kërcënues të cilin do t’ja dërgojë Artan Hoxhës i cili ka këtë përmbajte “tan hoxha ke kaq muaj qe hedh balt padrejtsisht mbi familjen ton tani po na fajson per lidhje me politikan per te miren tende ben mir qe sot perball kryeministrit mos e permendesh ne asnje moment emrin e familjes ton. e dim ku jeton ti femijet familjaret e tu mos na detyro ta kthejm ne personale”. Në vijim Marjus Lulaj i dërgon Klaus Matishit dy fotografi në të cilat shfaqet Artan Hoxha;

Pas dërgimit të fotografive i shkruan “po te rujm me i fjal …sesht makina jon…e ka ba vet ai…e ka ba vet ai…zduket gje specifike se e pash…ska or aty…nuk dihet kur a ba foto…se kuptoj dot kur esht ba foto…po pyten hoxhen kur ke gen ktu hoxha do thot se mbaj mend ai ktu del perdit…“. Marjus Lulaj shprehet së nga fotot e bëra nuk ka gjasa që inskenimi i tyre për kërcenimin të mund të dekonspirohej, pasi fotografia ska datë dhe nuk duket asgjë specifike. Marjus Lulaj shkruan në vijim se një mesazh e ka dërguar dje, duke ju referuar mesazhit të dërguar në Abc Neës dhe një do ta dërgonte atë ditë, dhe ka shpresë siç e përshkruan ai “shpresojm po nizet fort”.

Në të njëjtën datë në orën 22:23, Marjus Lulaj sërish me Klaus Matishin të cilit i dërgon nje fotografi në format scrënshot të një lajmi të publikuar në portalin online opionion.al me titull “u tha në Opinion, kërcenohet gazetari Artan Hoxha. Tregon mesazhin: S’do falim asnjë”. Pas këtij komunikimi Marjus Lulaj shkruan “u mundu kok lopa…e bani tveten….ded ste le rama esht mjeshter per cperqendrim…skishte ca tbante me shum…ai po munohet…ai ka dhe vet interes ktu…se ne kte menyr ngre alarmin dhe e di qe smeret me njeri me ate…do i coj nai lek neser...“. Nga përmbajtja e kësaj bisede Marjus Lulaj është i kënaqur me qëndrimet e mbajtura nga gazetari Artan Hoxha në emionion Opinion në Tv.

E rregulloj un…te redaksia e kuptova…te nr jot ne dark??…o pa merak…ti nis kur te jesh live…apo perpara…ok u ba…ne rregull…mendova dicka…te bi nje cun te bej foto ty ne tr sot…sikur jemi capjat dhe po te vezhgojm…ne moment qe do te nisim sms e kercenimit te dergoim dhe foton qe demek te kemi ne vezhgim…si thua?…ta bejm kshu si po them un?…behet me e besushme…po e nis robin tani ne moment ne tr…me trhuaj ku je ti qe tvi te bej foto pa mendje…ok sa te bej rruga u nis…ok zotni…kur nis foto ke nje sy qe te del aty…shtype at synin kur e nis foton…se nuk e bej dot copy kshu…”,

Pas kësaj bisede Marjus Lulaj i dërgon Artan Hoxhës fotografinë të cilën ky i fundit ja kishte dërguar dhe i shkruan “…po zduket mir…shiko si duket…”.

Pas kësaj fotografie, Marjus Lulaj i kërkon t’i dërgojë dhe dy fotografi të tjera si dhe e vë në dijeni se mesazhin kërcënues të dërguar tek Abc News e ka nisur nga jashtë vendit, dhe i konfirmon se mesazhi është dërguar me sukses pasi sapo ka marrë njoftimin e dërgimit, “…ok nrregull me nis dhe nje ose dy tjera…ma nis dhe nje foto sikur hyn diku……tek nr abc e ka nis sms nga jasht shtetit por nuk i ka shku reporti qe ka shku mesazhi esht i sakt numri shikoje dhe nje her?…ok erdhi reporti shkoi …”.

Më tej në orën 13:59, Marjus Lulaj i merr mendim në lidhje me teksin e mesazhit kërcënues “po pra kshu e mendova ta permend te gjatin tek sms tek ty…po po…hudhi nje sy…tan hoxha ke kaq muaj qe hedh balt padrejtsisht mbi familjen ton tani po na faison per lidhje me politikan per te miren tende ben mir qe sot perball kryeministrit mos e permendesh ne asnje moment emrin e familjes ton. e dim ku jeton ti femijet familjaret e tu mos na detyro ta kthejm ne personale…e lexove…sms te abc e kam nis nga londra kte te ty do ta nis me nr shqip po e nis nga zona atyre…”. Nga konteksti i bisedës dyshohet se mesazhi i mësipërm është ai që do ti dërgohej Marjus Lulaj në afërsi të banesave të familjes Çapja, ndërkohë e vë në dijeni se mesazhin e dërguar në Abc News e ka dërguar nga Londra.

Pas disa orësh dhe pikërisht në orën 16:17 minuta Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Klaus Matishi të cilit i shkruan “e bam ate skemen qe tha tani…ja nisem redaksia ku punon ai te abc”, “degjoni me vemendje te gjith ju si televizjon bastard me ne krye bastardin tan hoxha ka ardhur koha te mbani pergjesit per balten qe hidhni ndaj familjes ton nuk esht familja capia si na prezantoni ju me tan kurven keni i jav per nje foto na ngatrroni me politiken. te jeni te sigurt ne zdo falim asnji qe na sulmon padrejtsisht neve nese doni e kthejm dhe ne personale…”. Kjo bisedë është zhvilluar në kontekstin e komunikimeve të një dite më parë midis Artan Hoxhës dhe Marjus Lulaj, bisedë e cila në thelb ka patur inskenimin e një kërcënimi ndaj Artan Hoxhës. Marjus Lulaj i dërgon tekstin e mesazhit kërcënues te derguar në Abc News.

Në vijim të komunikimeve, Lulaj i shkruan se “…po na aty ja coj vani…e hoqem ate capja…tjetra si esht e ka nis…si te duket…”. Nga biseda dyshohet se ky mesazh është dërguar

Marjus Lulaj- po behet gropa jan me nje kemb ne burg tani, Artan Hoxha por Rama nuk do përgjigjet ose do shmanget ose do devijoje duke u pergjigjur politikisht duke na sulmuar,

Marjus Lulaj – pentiti ka folur qart paster me detaje skan asnji shanc ti shpetojn habitem pse po venojn, dihet qendrimi rames pak rensi ka ti thuaja,

Artan Hoxha- si i behet me e vene dike neser nga jashte vendit te nisi mesazh ne telefon tim dhe ne Redaksine e ABC qe ta perdorim menjehere,

Marjus Lulaj -e fut ne loj ti me pak zhurm e con vemendjen te ajo pies,

Artan Hoxha- prandaj them

Marjus Lulaj- po direkt, me co numrat e tel ku duhen cu sms, te bi sma na anglia, dhe nga zona capjave aty e coj njeriun, te niset sms nga ajo zon aty fiks,

Artan Hoxha- ook ti nis une dhe hartoje nje tekst qe te jete pak i forte qe ti plasim legenit,

Artan Hoxha – ok nr im 0693325783, nr e ABC ta nis me vone ok vlla

Marjus Lulaj- pa merak vetem se do shkruhet sms qe te jet e besushme,

Marjus Lulaj – mkupton, do e nis sikur po e coj tamam mkupton!

Artan Hoxha – po po ate duhet ta behete forte,

Marjus Lulaj – ok vlla nrregull me thuaj ti orarin kur duhen cu sms, te redaksia te abc te marin dhe me ze nese duhet,

Artan Hoxha – ok, naten degjohemi neser,

Marjus Lulaj -po pres nr tjeter, naten zotni,

Artan Hoxha- te thashe qe kjo histori do vazhdoje gjate prandaj duhet jo me bresheri por me qitje selektive tek e tek, naten neser ne mengjes ta nis,

Marjus Lulaj – ok naten vlla,

Nga biseda e mësipërme dyshohet se Artan Hoxha në bashkëpunim me shtetasin Marjus Lulaj, kanë komunikuar midis tyre me qellim inskenimin e një kërcënimi që do t’i bëhej Artan Hoxhës, kërkesë kjo e ardhur nga vetë gazetari. Gjatë bisedave midis tyre, gazetari thekson nevojën për të ruajtur një ritëm të caktuar në qëndrimet e tij në media, me qëllim që të fokusojë vëmendjen e opinionit publik ndaj një grupi rival, duke e etiketuar atë si të paprekshëm nga drejtësia dhe me lidhje të dyshuara politike, qëndrime këto të mbajtura këto ditë në media nga gazetari.

Artikulli i mëparshëmBerisha i lirë: Konferencë për shtyp nga selia e PD-së pas vendimit të gjykatës