Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen Allias, Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke lënë të plagosur lehtë dy fëmijë të mitur. Sipas Policisë së Shtetit, fëmijët kanë pësuar djegie të lehta në duar.
“Rreth orëve të para të mëngjesit, në Allias, ka rënë zjarr në banesën e shtetases dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë (me djegie të lehta në dorë), dy fëmijët e saj të mitur. Po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit,” thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa hetimet po vijojnë.