Një vatër e rrezikshme me murtajën afrikane është identifikuar në Malin e Rrencit në Lezhë, duke vënë në alarm autoritetet dhe banorët e zonës. Sëmundja, që ka prekur fillimisht derrat, ka shkaktuar ngordhjen e të paktën 10 krerëve, pesë prej të cilëve janë zbuluar brenda një ferme dhe pesë të tjerë në masivin pyjor të zonës.
Pas këtij zbulimi, shërbimi veterinar në Lezhë ka ndërmarrë masa të menjëhershme dhe analizat laboratorike kanë konfirmuar se shkaku i ngordhjes ka qenë murtaja afrikane. Si pasojë, zona është vendosur nën karantinë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Aktualisht, verifikimet po vazhdojnë në të gjithë zonën për të siguruar kontroll të plotë të situatës. Shërbimi veterinar ka refuzuar të komentojë, por ka bërë të ditur se i gjithë personeli është angazhuar maksimalisht për të analizuar dhe menaxhuar situatën kritike.
Karantinimi i zonës mbetet një masë e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes në fermat e tjera dhe në popullatën e egër të derrave, duke u bërë një sfidë serioze për autoritetet lokale dhe kombëtare.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Lezhë/ Vatër me murtajën afrikane në Malin e Rrencit, zona karantinohet