Artan Hoxha: “Prisja të më arrestonin, sinjalin e parë ma dha Erion Veliaj”

0

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi hetimet e SPAK ndaj tij, duke deklaruar se ishte në dijeni paraprake për një mundësi arrestimi. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha foli për akuzat që e lidhin atë me bandën e Suel Çelës në Elbasan dhe për procesin e kontrollit të banesës së tij.

Sipas Hoxhës, kontrolli i banesës së tij rezultoi në konfiskimin e një arkive pune 30-vjeçare. “Më morën gjithçka, tablet, ipad, DVR… Nuk kam patur mundësi as t’i ruaj, pasi jetoj me qira,” tha ai.

Hoxha theksoi se lajmi për arrestimin e tij u përhap shpejt, por ai nuk u arrestua. Ai akuzoi figura të njohura, përfshirë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për paralajmërime të fshehta. “Veliaj ka thënë publikisht se gazetarë me lidhje me krimin do të përballen me drejtësinë. Ishte një sinjal që ma dha hapur në një emision,” deklaroi Hoxha.

Gazetari e konsideron këtë situatë si një sulm për shkak të investigimeve të tij mbi politikanë dhe grupe kriminale. “Unë kam folur me të gjithë botën e krimit për të marrë informacion që më çon te politikanë të rëndësishëm,” përfundoi ai.

Ky zhvillim përforcon tensionet mes medias dhe institucioneve, duke ngritur pyetje për pavarësinë dhe transparencën e hetimeve të SPAK.

Artikulli i mëparshëm“Plumbi i fundit nuk është për mua” – Artan Hoxha trondit me deklaratën e tij, mesazh apo kërcënim?
Artikulli i radhësHetimet e SPAK ndaj Dakos: Kush i harton listat e kandidatëve të PS?