Pas lajmit për shkarkimin e Abigeila Voshtinës nga posti i drejtoreshës së Teatrit të Operës dhe Baletit, tenori Armaldo Kllogjeri ka reaguar publikisht përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok.
Në reagimin e tij, Kllogjeri, i cili është bërë i njohur edhe për pjesëmarrjen në “Big Brother”, e konsideron vendimin e Këshillit të Ministrave si një rikthim të drejtësisë për padrejtësitë që, sipas tij, ka përjetuar në të kaluarën.
“Karma nuk harron! Para dy ditësh u shkarkua nga detyra drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit. Zoti vonon, por nuk harron. Siç thotë populli, kush i bën gropën tjetrit, përfundon vetë në të,” deklaron tenori në video.
Kllogjeri, i cili më parë është pushuar nga puna në TOB, shprehu gjithashtu shpresën se drejtori i ri i institucionit do t’i rikthejë atij vendin që, sipas tij, i takon me të drejtë.
Situata në Teatrin e Operës dhe Baletit ka tërhequr vëmendje të madhe, me shumë komente nga artistë dhe publik, duke reflektuar tensionet brenda këtij institucioni të rëndësishëm kulturor. Ngjarja mbetet temë diskutimi dhe debate në rrjetet sociale dhe mediat kulturore.
FAQJA KRYESORE GOSSIP “Karma është një b*itch” – Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimin e drejtoreshës...