Meningjiti qarkullon në Shqipëri, 17-vjeçarja nga Durrësi humb jetën në spital

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 17-vjeçare ka humbur jetën për shkak të meningitit bakterial.

Fillimisht, adoleshentja u paraqit në spitalin e Durrësit një ditë më parë, përpara se të transportohej drejt QSUT-së për trajtim më të specializuar. Fatkeqësisht, ajo ndërroi jetë paraditen e së dielës.

Meningjiti bakterial është një sëmundje ngjitëse, ndaj familjarët dhe personeli mjekësor që ka trajtuar 17-vjeçaren po trajtohen me profilaksi për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri, vaksina kundër meningitit nuk është e përfshirë në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit. Kjo situatë ka nxitur shqetësime mbi masat parandaluese dhe nevojën për ndërhyrje më të thelluara në sistemin shëndetësor.

Meningjiti bakterial është një sëmundje e rëndë që kërkon diagnozë dhe trajtim të menjëhershëm për të parandaluar komplikime serioze apo humbje jete. Specialistët këshillojnë informim të saktë dhe masa higjienike rigoroze për të minimizuar rrezikun e përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Artikulli i mëparshëmPërshesh me gjel deti – Recetë profesionale dhe e detajuar
Artikulli i radhësRadoiçiq pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbëngul për ekstradimin e tij