Milano ndalon pirjen e duhanit në ambientet e hapura nga janari 2025

0

Bashkia e Milanos ka shpallur një vendim të ri të guximshëm që ndalon pirjen e duhanit në ambientet e hapura duke nisur nga data 1 janar 2025. Ky rregull do të zbatohet në rrugët e qytetit, oborret publike, si dhe në zonat e hapura të restoranteve dhe kafeneve. Përjashtim do të bëjnë vetëm hapësirat e izoluara, ku duhanpirësit duhet të jenë në distancë prej të paktën dhjetë metrash nga persona të tjerë.

Gjoba për shkeljen e këtij rregulli do të variojë nga 40 deri në 250 euro. Ndërkohë, masat nuk do të prekin cigaret elektronike, duke u fokusuar vetëm te ato tradicionale.

Ky vendim vjen si vazhdimësi e një politike më të hershme, të nisur në vitin 2021, kur u ndalua pirja e duhanit në zona të veçanta si stacionet e autobusëve, varrezat, ambientet sportive dhe hapësirat ku luajnë fëmijët e vegjël.

Masat e reja synojnë përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për qytetarët e Milanos.

Artikulli i mëparshëmPapa Françesku mban meshë madhështore në vizitën e tij të parë në Korsikë
Artikulli i radhësSPAK merr në dorë kompetencat e komisionerëve publikë dhe zyrat e KPK-së