Policia greke shkatërron “Bandën e Mondit”, 8 shqiptarë mes të arrestuarve

0

Një operacion i madh i policisë greke ka vënë në pranga 26 persona, mes tyre 8 shqiptarë, pjesë e një grupi kriminal të organizuar që drejtohej nga burgu nga Edmond Përbasha, i njohur si “Mondi”. Grupi ishte i përfshirë në trafik droge dhe disa aktivitete të tjera të rënda kriminale në Athinë dhe rrethinat e saj.

Sipas burimeve nga mediat greke, grupi vepronte në dy nëngrupe të strukturuara, duke shpërndarë lëndë narkotike dhe duke ndërmarrë krime të rënda si sulme me eksploziv dhe tentative vrasjeje.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar

1. Edmond Përbasha, 44 vjeç, nga Mirdita (drejtuesi i grupit)


2. Klajvert Përbasha, 20 vjeç, nipi i tij, nga Mirdita


3. Mario Kojku, 20 vjeç, nga Lushnja


4. Denhendri Kasemi, 22 vjeç


5. Amarildo Hajderasi, 27 vjeç


6. Ilia Shahini, 22 vjeç


7. Evgjenia Lumani, 23 vjeç


8. R. Plaku, 16 vjeç

Veprimtaria kriminale dhe krimet e zbuluara

Hetimet kanë zbuluar disa ngjarje të rënda ku ishte përfshirë banda:

Nëntor 2023: Sulm me zjarr në një dyqan të kujdesit shëndetësor në Marusi.

Qershor 2024: Vendosje eksplozivi në hyrje të një pallati në Peristeri.

Gusht 2024: Rrëmbim dhe dhunim i një personi për borxhe monetare.

Gusht 2024: Kërcënime ndaj oficerëve të burgjeve.

Tetor 2024: Tentativë vrasjeje me armë zjarri dhe thikë ndaj dy personave në Nea Smyrni.

Sekuestrimet gjatë operacionit
Gjatë aksionit policor janë gjetur dhe sekuestruar:

155 mijë euro cash

1 kg kokainë dhe 32.6 kg marijuanë

50 pilula ekstazi dhe 640 gramë MDMA

5 pistoleta, karikatorë dhe municione

12 makina dhe 9 motoçikleta

Jelekë antiplumb, thika, shufra metalike dhe mjete të tjera të rënda

Gjithashtu, policia gjeti kapelë policie, fishekzjarre, anabolikë dhe mjete të tjera të përdorura për fshehje dhe përgatitje të aktivitetit kriminal.

Struktura e grupit

Banda ishte e organizuar në mënyrë hierarkike: nëngrupi i parë përbënte “bërthamën e fortë” që kryente aktivitetet më të rënda kriminale, ndërsa nëngrupi i dytë përbëhej nga anëtarë më të ulët që shpërndanin lëndë narkotike në zonat e Athinës Juglindore.

Ky operacion konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj krimit të organizuar në Greqi, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha detajet e veprimtarisë së bandës dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë.

Artikulli i mëparshëmCilat do të jenë pasojat nëse SHBA vendos sanksione ndaj industrisë së naftës së Serbisë?
Artikulli i radhësDalin pamjet/ Ekzekutimi me tritol i komandantit rus pranë Kremlinit (VIDEO)