Një muaj pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli,” prindër dhe fëmijë janë ngritur në një marshim proteste nga shkolla drejt Ministrisë së Arsimit.
Protestuesit kërkojnë siguri më të madhe në shkolla dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Ngjarja ka ngjallur indinjatë të thellë në shoqëri, duke bërë që dhjetëra qytetarë, politikanë dhe aktivistë të bashkohen në thirrjen për drejtësi dhe masa konkrete për të parandaluar raste të ngjashme.
Protesta është pjesë e një serie marshimesh dhe aktivitetesh që synojnë të ndërgjegjësojnë institucionet dhe opinionin publik për nevojën urgjente të sigurisë në shkolla dhe mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna. Familja e Martin Canit vijon të kërkojë drejtësi, duke akuzuar autoritetet për manipulime dhe mungesë transparence gjatë hetimeve.
Marshimi i sotëm është një tjetër dëshmi e solidaritetit qytetar dhe kërkesës për një sistem arsimor më të sigurt e të përgjegjshëm.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI “Manastirliu shporru” Prindërit dhe fëmijët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit për drejtësi