Në një mbledhje të Këshillit të Ministrave të mbajtur sot, është vendosur largimi i zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, Nina Guga, dhe emërimi i Orjana Osmanit në këtë post. Ky ndryshim vjen në një moment të trazuar për Ministrinë e Arsimit, e cila prej një muaji është përballur me protesta të vazhdueshme që kërkojnë dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu, pas vrasjes tragjike të një adoleshenti pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Protestat, të udhëhequra nga prindër, nxënës dhe aktivistë, kanë vënë në fokus sigurinë në shkolla dhe përgjegjësinë institucionale për ngjarjen e rëndë. Ministrja Manastirliu ndodhet në një krizë të thellë, me kritika të shumta për mungesën e masave parandaluese dhe reagimin pas ngjarjes.
Largimi i Nina Gugës nga detyra vjen gjithashtu pas një incidenti grotesk, ku ajo ra pre e një mashtrimi nga një adoleshent që u shtir si mbesa e kryeministrit Edi Rama. Guga, pa verifikuar informacionin, i dërgoi një mesazh urimi për vitin e ri, duke demonstruar një servilizëm të paprecedent dhe mungesë profesionalizmi, çka e ktheu atë në objekt të kritikave dhe talljeve publike.
FAQJA KRYESORE POLITIKË Miratohen ndryshime në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit: Orjana Osmani zëvendëson Nina...