
Mbrëmjen e sotme, lagjja “24 Maji” në qytetin e Vlorës u trondit nga një atentat me armë zjarri. Persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një automjeti ku ndodheshin dy persona. Si pasojë e sulmit, Kevin Hajrulla dhe një tjetër individ mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital.
Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Çole,” ndërsa autorët, pas kryerjes së krimit, dogjën makinën e tyre në autostradën Vlorë-Fier. Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të atentatit.
Përditësime të tjera mbi këtë ngjarje priten në vijim.