Një aksident i rëndë ndodhi këtë të premte në qytetin Fivizzano, Itali, ku një ambulancë, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, u përplas me murin.
Për pasojë, pacienti i moshuar që ndodhej në ambulancë humbi jetën, ndërsa tre anëtarë të stafit mjekësor mbetën të plagosur. Njëri prej tyre, një vullnetar 50-vjeçar, u transportua me helikopter në spitalin e Pizës për trajtim të specializuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti tragjik.