Një 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite, i cili punonte si mjek në një spital në Bernburg, është identifikuar si autori i sulmit tragjik në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani. Ai ka qenë banor i përhershëm në Gjermani që nga viti 2006, duke poseduar leje qëndrimi për shkak të profesionit të tij si mjek.
Sulmi ndodhi në orën 19:04, kur autori hyri me një BMW të zezë në tregun e mbushur me vizitorë, duke përplasur turmën për një distancë prej 400 metrash. Pasojat e sulmit janë të rënda: 11 viktima, përfshirë një fëmijë, dhe mbi 60 të plagosur, 15 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Spitali Universitar i Magdeburgut konfirmoi se të plagosurit e parë, rreth 10-20 persona, janë trajtuar menjëherë. Disa prej tyre u ndihmuan edhe në tramvajet dhe qendrat tregtare afër vendngjarjes.
Autoritetet gjermane po hetojnë motivet e sulmit, ndërsa raportet fillestare tregojnë se autori nuk ka qenë i njohur si ekstremist islamik. Ngjarja ka tronditur Europën, duke rikujtuar sulme të ngjashme në tregjet e Krishtlindjeve në të kaluarën.
Kancelari gjerman dhe autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.
🔴🇩🇪Il momento dell'arresto del conducente dell'auto che si è lanciata in mezzo alla folla nel mercatino di Natale a #Magdeburgo, in #Germania.
— maelmale (@maelmale) December 20, 2024
Fonti riferiscono che il conducente sarebbe originario della #Siria pic.twitter.com/QBowlMd4BO