Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kritikoi ashpër vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok, duke e cilësuar atë si një veprim hipokrit dhe të motivuar politikisht. Lubonja argumentoi se kryeministri Edi Rama po përdor vrasjen tragjike të një adoleshenti si justifikim për të mbyllur platformën, ndërsa vetë qeveria ka promovuar figura kriminale në politikë.
“Nëse krimi buron nga TikTok, siç pretendohet, atëherë duhet të shohim se çfarë ka bërë vetë shteti për të luftuar krimin. Në Shqipëri krimi lulëzon, ndërsa ata që promovojnë vrasësit i bëjnë deputetë,” tha Lubonja, duke theksuar kontradiktat e qeverisë në qëndrimet e saj.
Sipas tij, ky veprim lidhet me zgjedhjet e ardhshme, pasi TikTok është një platformë që Rama nuk mund ta kontrollojë. Lubonja sugjeroi se mbyllja e rrjetit është një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga dështimet e qeverisë dhe për të reduktuar kritikat në prag të fushatës elektorale.
Ai krahasoi gjithashtu situatën me raste të ngjashme në vende si Rumania dhe SHBA, duke nënvizuar se përdorimi i preteksteve për censurë është një fenomen global që shpesh mbështetet në narrativa të manipuluara.
“Ne ende nuk kemi arritur iluminizmin si shoqëri,” përfundoi Lubonja, duke kritikuar manipulimin mediatik dhe mungesën e reflektimit mbi çështje më të rëndësishme, si trafikimi i grave dhe viktimat e regjimeve të mëparshme.
Ky vendim ka ngritur shqetësime të mëdha për lirinë e shprehjes dhe qëllimet e qeverisë në menaxhimin e rrjeteve sociale.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Lubonja: Rama mbylli TikTok për ta përdorur politikisht, jo për të mbrojtur...