Një person i plagosur me armë në këmbë paraqitet në spitalin e Shkodrës, detajet ende të paqarta

0

Një i ri rreth 21 vjeç është paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin e Shkodrës me një plagë në këmbë të shkaktuar nga armë zjarri. Për momentin, rrethanat e plagosjes dhe vendndodhja e ngjarjes mbeten mister.

Forcat e policisë ndodhen në spital për të marrë në pyetje të plagosurin, i cili, sipas raportimeve fillestare, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen.

Artikulli i mëparshëmEdi Rama dhe mbyllja e TikTok: Një akt frikacak i një lideri që nuk duron lirinë e fjalës
Artikulli i radhësLubonja: Rama mbylli TikTok për ta përdorur politikisht, jo për të mbrojtur fëmijët