Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një i ri 21-vjeçar, Simon Sholla, është gjetur i pajetë në dhomën e tij të konviktit në shkollën private “Frymë Dashurie”. Shokët e dhomës, fillimisht duke menduar se ai ishte në gjumë, më pas kanë vërejtur mungesën e shenjave të jetës dhe kanë njoftuar autoritetet e shkollës. Ngjarja ka ndodhur pranë Katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”.
Policia dhe ekipet hetimore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike. Sipas burimeve të para, pranë trupit të të riut janë gjetur disa ilaçe, që dyshohet se mund të jenë konsumuar mbi normën e lejuar.
I ndjeri studionte në shkollën e mesme private dhe ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes, ndërkohë që autoritetet mbeten në pritje të rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore.
Një ngjarje që sjell dhimbje dhe ngre pyetje për shëndetin mendor dhe kujdesin ndaj të rinjve.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Tragjedi në Gjirokastër: 21-vjeçari gjendet i pajetë në konviktin e shkollës private