Polici që u hodh nga lartësia, Lala zbulon detaje: Para se të hidhej i dërgoi mesazh të birit

0

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ngjarjen e rëndë ku polici i qarkullimit rrugor, Azbi Spahiu, u hodh nga lartësia.

Sipas Lalës, Spahiu ka qenë pjesë e grupit që ndaloi djalin e biznesmenit të njohur Samir Mane, pasi ky i fundit përplasi disa mjete dhe refuzoi të kryente testin e alkoolit. Spahiu, 57 vjeç, më pas është thirrur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për të dhënë llogari për veprimet e tij.

Lala tha se para se të ndërmerrte aktin e rëndë, Spahiu i kishte dërguar mesazh të birit, duke shkruar se “duan t’i shkatërrojnë karrierën.” Aktualisht, polici ndodhet në reanimacion me gjendje të stabilizuar.

“Azbi Spahiu ka trajtuar rastin e djalit të Samir Manes, i cili ka goditur disa mjete të parkuara. Ai nuk ka pranuar të kryejë testin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat. Të nesërmen, ai është liruar nga prokuroria që e ka cilësuar arrestimin të paligjshëm,” tha gazetarja.

Sipas Lalës, presioni i ushtruar mbi policin, i cili cilësohet si një profesionist i ndershëm nga kolegët, e ka shtyrë drejt aktit ekstrem. Ajo shtoi se institucioneve u mungon transparenca dhe se ngjarja duhet të hetohet urgjentisht për të zbardhur të vërtetën.

“Duhet të kuptojmë nëse Martin Mane është favorizuar për shkak të statusit të tij, apo nëse policia ka vepruar jashtë procedurave. Në çdo rast, heshtja e institucioneve është shqetësuese,” përfundoi Lala.

Ky rast ka ngritur pikëpyetje mbi integritetin e Policisë së Shtetit dhe ka nxitur thirrje për hetime të paanshme dhe transparente.

Artikulli i mëparshëmKostoja e një presidenti anonim dhe qesharak: Bajrami firmos në fshehtësi dekretet për t’i falur Sazanin Jared Kushnerit
Artikulli i radhës“Drejtësia në Shqipëri: A favorizohen të pushtetshmit