Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje fatale.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi kur 63-vjeçari Rr. S., banues në Prishtinë, humbi kontrollin e fadromës që po drejtonte dhe përplasi një trajler në kantier. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e trajlerit, N. Xh., banues në Dibër.
Pas incidentit, drejtuesi i fadromës u arrestua nga autoritetet, ndërsa materialet hetimore janë dërguar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ka ngritur shqetësime mbi sigurinë në vendet e punës dhe ka rikthyer vëmendjen tek masat mbrojtëse në kantieret e ndërtimit. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë ende në vijim.