Ngjarje e rëndë në Spanjë: Teleferiku këputet në resortin e skive, 17 persona në gjendje të rëndë ( VIDEO )

0

Një aksident tragjik ka ndodhur në resortin e skive në Astun, në Pirenejtë spanjollë, ku këputja e një teleferiku ka lënë të plagosur rreth 40 persona. Sipas raportimeve, 17 prej tyre janë në gjendje kritike, ndërsa 30 të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta.

Ekipet e shpëtimit janë angazhuar maksimalisht në vendngjarje, duke përdorur pesë helikopterë dhe rreth dhjetë autoambulanca për transportimin e të plagosurve në spitalet më të afërta. Ndërkohë, autoritetet konfirmojnë se rreth 80 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar në teleferik, ndërsa shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, shprehu tronditjen e tij për ngjarjen, ndërsa Kryqi i Kuq spanjoll ka ndërhyrë menjëherë, duke mobilizuar një ambulancë të avancuar me sistem reanimimi dhe 11 automjete të tjera të specializuara.

Ky incident ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin lokal dhe tek turistët që ndodhen në zonë, duke ngritur pyetje mbi sigurinë e infrastrukturës së teleferikëve në vend. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.

Artikulli i mëparshëmDonald Trump prezanton kriptomonedhën e tij dhe trondit tregjet digjitale
Artikulli i radhësMilan zyrtarizon dy transferime dhe synon Joao Felix