Dy muaj pas ngjarjes tragjike ku 14-vjeçari Martin Cani u vra pranë shkollës së tij, familjarët dhe qytetarët e Tiranës kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar drejtësi për një çështje që vazhdon të mbetet në errësirë.
Babai i viktimës, i tronditur dhe i zhgënjyer, shprehet se heshtja e institucioneve është po aq e dhimbshme sa humbja e djalit të tij. “Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokurori, as nga shkolla, as nga shëndetësia,” tha ai.
Ai rrëfen se Martini, pas plagosjes, u transportua nga një spital në tjetrin për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme për ta mbajtur në jetë. “E sollën deri te spitali ushtarak, ku as nuk kishin makineri për zemrën e tij,” tha babai, duke apeluar për më shumë përgjegjësi dhe drejtësi.
Ndërsa prokuroria kishte premtuar se “çështja do të shkojë deri në fund,” deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat konkret, duke thelluar frustrimin e familjes dhe qytetarëve që mbështesin kauzën e tyre.
Nëna e Martin Canit, me një thirrje të shkurtër dhe prekëse, tha: “Dua vetëm drejtësi, asgjë tjetër.”
Kjo ngjarje ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi efektivitetin e sistemit të drejtësisë dhe përkushtimin e institucioneve në zbardhjen e vrasjeve që trondisin komunitetin. Protesta mbetet një thirrje për veprim të menjëhershëm dhe për një polici që duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Policia që (nuk) duam: Vrasja e Martin Canit ende e pazbardhur, heshtja...