
Sanksionet amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) nuk do të kenë ndikim në tregun e karburanteve në Kosovë, pasi vendi nuk importon karburante nga Serbia. Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka konfirmuar se furnizimi bëhet kryesisht nga Porto Romano në Durrës.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar nuk ka pasur asnjë import të naftës dhe benzinës nga Serbia. Edhe në rast të rritjes së çmimeve në Serbi, efektet në Kosovë mbeten të papërfillshme. Naftëtarët kosovarë shprehen të gatshëm të mbështesin embargon ndaj importit të karburanteve nga Serbia.